KRUJË– “Një destinacion, një foto”.
Kjo është fushata e lançuar nga Kruja.info e cila ka për qëllim promovimin e vendeve turistike dhe të pazbuluara më parë në territorin e Bashkisë Krujë. Fushata synon që të njohim dhe ti tregojmë njëri-tjetrit vendet e mrekullueshme të zonës dhe të tërheqim turistët për të vizituar këto vende.
Fushata aplikohet në territorin e Bashkisë Krujë, Njësitë Administrative, Cudhi, Krujë, Thumanë, Fushë-Krujë, Nikël dhe Bubq.
Të gjithë mund të dërgojnë foto dhe të ndajnë me të tjerët foto nga vendet që ato vizitojnë në numrin e WhatsApp +355682998789 ose në adresën e e-mail-it zoguual@zoguu.al
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

