KRUJË- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fushë-Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Nikël, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi drejtuesi i një fuoristrade ka ndërprerë rrugën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.



