KRUJË- Partia Demokratike, dega Krujë, ka publikuar një video nga zona e Halilit, e njohur ndryshe si Albanopolis, ku ngre shqetësimin për kushtet në të cilat jetojnë disa familje të zonës.
Sipas materialit të publikuar, 9 familje banojnë në një pallat të amortizuar dhe të dëmtuar, për të cilin pretendohet se paraqet rrezik për sigurinë e banorëve.
Në videon shfaqen pamje nga gjendja e objektit, ndërsa vetë banorët tregojnë vështirësitë me të cilat përballen çdo ditë.



