KRUJË- Në Krujë u zhvillua një ceremoni vlerësimi për dy punonjës të Policisë së Shtetit që përfunduan karrierën e tyre profesionale në radhët e policisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, u akordoi Certifikatën e Karrierës inspektorëve Petrit Hoxha dhe Sabri Danaj, në vlerësim të kontributit dhe përkushtimit të tyre ndër vite.
Certifikatat u dorëzuan nga shefi i Komisariatit të Policisë Krujë, Sentiljan Ndreu, i cili vlerësoi profesionalizmin dhe angazhimin e dy efektivëve në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.




