KRUJË- Partia Demokratike, dega Krujë, përmbylli procesin e votimit për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ku në garë ishte vetëm Sali Berisha.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga dega lokale e PD-së, në proces morën pjesë 731 demokratë në qendrat e votimit në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Megjithatë, procesi ka ngritur pikëpyetje dhe kritika, pasi gara u zhvillua pa alternativë dhe pa rivalitet real politik. Kritikët e konsiderojnë një proces formal, ku mungesa e kandidatëve të tjerë e zbeh vetë kuptimin e zgjedhjeve brenda një partie që prej kohësh përballet me debate dhe përçarje të brendshme.
Pjesëmarrja në votim dhe mungesa e një gare reale kanë rikthyer debatet mbi demokracinë e brendshme në PD dhe gjendjen aktuale të opozitës.



