KRUJE- Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Në IEVP Fushë-Krujë është bërë riorganizim i strukturës drejtuese, ku Apostol Luca është larguar nga posti i drejtorit. Në vend të tij është emëruar Ervis Dedej, i cili ka një përvojë të gjatë në administrimin e burgjeve.
Paralelisht, është emëruar edhe Shefi i ri i Policisë në këtë institucion. Detyrën do ta mbajë kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi dy dekada eksperiencë në Policinë e Burgjeve.
