 
                KAMËZ– Klubi i Futbollit të Krujës, KF Iliria, ka zhvilluar mesditën e kësaj të shtune ndeshjen e radhës, kundër ekipit të KF Bulqizës.
Ndeshja e cila nisi në orën 13:30 u luajt në Kompleksin Sportiv “Loro Boriçi” në Kamëz dhe përfundoi me rezultatin 2-1 për ekipin bulqizak.
Ekipi kundërshtar ka shfaqur një paraqitje mjaft të mirë, duke bërë që të kishim një përballje të fortë me emocione të jashtëzakonshme.
Golin për ekipin krutan e shënoi A.Nasufi, në pjesën e parë të takimit. KF Iliria renditet momentalisht në vend të 7 në Kategorinë e Dytë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        