
KRUJË– Fshati Zgërdhesh, pjesë e Njësisë Administrative Fushë-Krujë, shtrihet mbi një kodër në jug të rrugës automobilistike që lidh Krujën me Fushë-Krujën. Monumenti më i rëndësishëm i këtij fshati është Kështjella e Albanopolisit një ndër dëshmitë historike më të rëndësishme të periudhës së antikitetit. Mbërritur në ditët tona si një rrënojë, kjo Kështjellë i ngjitet shpatit të një kodre, karakteristikë kjo e qytetërimeve të hershme Ilire. Kështjella e Albanopolisit gjendet në jug-perëndim të Krujës dhe zë një sipërfaqje prej 10 ha.
Origjina e saj e hershme dokumentohet nga Klaud Ptolemeu (90-160) në veprën e tij “Gjeografia”, ku është shkruan për popullin Alban dhe përmend toponimin Albanopolis. Sot, nga ky qytet antik ruhet një fragment muri 90 metra i gjatë që lidh rrënojat e tre kullave. Qyteti përbëhet nga tre rrethime; Akropoli, më i hershmi, Qyteti i Mesëm dhe Qyteti i Vogël. Dy janë monumentet kryesore të fshatit, Kalaja e Zgërdheshit dhe Rrënojat e Kishës në Kodrën e saj, që të dyja dëshmi të kohëve të ndryshme të historisë së vendit.
Një gjurmë e rëndësishme që përbën karakterin e këtij vendi është udha e lashtë që shpie në kështjellën e Krujës, simbol Ilidhës mes dy qytetërime, atij ilir me atë arbëror. Përgjatë kësaj udhe tashmë të harruar gjenden tunelet e bazës ushtarake të periudhës socialiste, një epizod arkitektonik i kohëve moderne që stolis historinë e këtij vendi me origjinë të lashtë. Ky varg zgavrash prej betoni që përshkojne shkëmbin, duket sikur me hijen e tij i bën roje udhëtarit përgjatë rrugës së vjetër për në Krujë. Nuk i mungojnë këtij vendi stolitë natyrore si Liqeni i Bacungut dhe Kodra e Zgërdheshit. Zona përreth kodrës së Zgërdheshit përshkohet nga përronjtë e Cinarit dhe të Lanës. Pozicioni strategjik i kështjellës trashëgon një pamje panoramike të rralle.
Kodra e Zgërdheshit me një lartësi prej 180 mbi nivelin e detit shikon në veri Malin i Krujës me kështjellën e saj, mali i Gramtit, kodrat e Krastës dhe në perëndim gjithë pjesa fushore e Fushë Krujës me një fushëpamje që përfundon deri në kodrat e Ishmit. Sot fshati Zgërdhesh është krejtësisht i braktisur, në fushën pranë tij, 1,3 kilometra larg shfaqet Fshati Zgërdhesh 5 Halili, një fshat me traditë bujqësore e infrastrukturë dinjitoze. (LEXO KËTU)
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."