Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Zgjidhet drejtuesi i Kishës Ortodokse në Krujë

Zgjidhet drejtuesi i Kishës Ortodokse në Krujë

Kruja.info 11 muaj ago 2 min read

KRUJË– Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën kryesinë e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas, u mblodh dhe zgjodhi me shumicë absolute votash Arkimandritin Anastas (Mamaj) si Episkop Ndihmës të Episkopatës së dikurshme të Krujës, i cili, sipas Statutit të Kishës, do të jetë anëtar i Sinodit të Hirshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Hirotonisja e Episkopit të sapozgjedhur do të bëhet më 15 dhjetor 2024, në Katedralen Ngjallja e Krishtit, në Tiranë.

Jetëshkrimi

Episkopi Ndihmës i sapozgjedhur i Krujës, z. Anastas (para Pagëzimit, Enkeled Mamaj), lindi më 6 gusht 1979 në Shqipëri, në qytetin e Vlorës, ku kreu shkollën nëntëvjeçare dhe të mesme. Në vitin 1999 ndoqi studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës. U diplomua në Universitetin “Ismail Qemali” të qytetit të lindjes dhe mori diplomë në Administrim Biznes (MSc) gjatë viteve 2001-2005. Në vitet 2005-2009 ka patur poste me rëndësi në Bankën Italo-Shqiptare, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2017 ka patur poste drejtuese në Union Bank.

Njëkohësisht, nga viti 2006 deri në vitin 2014 ka qenë anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, z. Ignat, deri në ndarjen e tij nga jeta. Në vitin 2017 ndoqi studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe më vonë në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës në Kolegjin Universitar LOGOS, ku mori diplomë (BSc) në Studime Teologjike Sociale dhe Shkenca Fetare në vitin 2023.

U hirotonis Dhjakon më 22 janar 2018 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastas. Më 20 tetor 2019 u hirotonis prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandrit.

Nga viti 2017 deri më sot kontribuon në administrimin e pasurisë kishtare dhe aktiviteteve ekonomike të Kishës së Shqipërisë. Është Drejtor Ekzekutiv i Institucionit Universitar “LOGOS”, përfaqësues i Kryepiskopit Anastas në Këshillin Ekzekutiv dhe anëtar i Këshillit Administrativ të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”. Gjithashtu, është këshilltar në Institucionin Arsimor “Frymë Dashurie”. Nga data 3 dhjetor e këtij viti shërben edhe si Protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës dhe Durrësit. Përveç gjuhës amtare, ai flet edhe gjuhën greke, italiane dhe angleze.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Continue Reading

Previous: 10 të arrestuar në Krujë! Dalin emrat
Next: Rruga Thumanë-Krujë premtohet sërish nga partia në pushtet

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech