
KRUJË– Policia e Krujës ka arrestuar 10 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër gjatë ditës së djeshme në Krujë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Bad spin 11”, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në lokale të ndryshme në Krujë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: G.K., Shaban Sallaku, Albert Sadiku, Leonard Karaj, Eduart Daci, Sh.L., Agim Kullaj, Aleksandër Guni, E.L., dhe K.N.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një i mitur 17 vjeç.
11 aparatet celulare të këtyre shtetasve dhe një laptop u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."