Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
KURBIN– Janë zbuluar emrat e autorëve të cilët grabitën 150.000 lekë të reja në fshatin Vinjollë të Kurbinit.
Sipas burimeve për Kruja.info, është arrestuar Egli Durma, 21-vjeç, banues në Krujë ndërsa në kërkim është shpallur Islam Kabili 30-vjeç, banues në Krujë dhe Gilmando Bami, 22-vjeç, banues në Krujë.
Tre autorët u futën me maska dhe me uniforma kamuflazhi brenda banesës së personit me inicialet A.L. Me anë të dhunës ata arritën që të merrnin shumën 150.000 lekë të reja.
Gjatë kontrollit të banesës së Egli Durmës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky person gjatë kryerjes së veprës penale.
Grupi hetimor vijon punën pasi dyshohet se këta persona mund të jenë autorë të një sërë vjedhjesh të tjera.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

