KURBIN– Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar policor “Vinjolli”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.
Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit E. D., 21-vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit I. K., 30-vjeç, banues në Krujë dhe G. B., 22-vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. D., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.
Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."