Trajneri i njohur krutanë, Ramazan Ndreu, prej tre javësh ka marrë drejtimin e skuadrës së Tërbunit të Pukës, që konkuron në kategorinë e parë.
Në këto tre javë, nën drejtimin e trajnerit krutanë, skuadra pukjane ka mundur të grumbulloj 4 pikë, (një fitore, një barazim dhe një humbje).
Të shtunën e kaluar pukjanët morën një fitore të rëndësishme, jo vetëm që morën tre pikë të rëndësishme por arritën të mposhtin, Flamurtarin një nga pretendentët për tu rikthyer në kampionatin e më të mirëve.
Në një prononcim të dhënë për Kruja.info pas ndeshjes, trajneri Ndreu e konsideroi jo vetëm fitore të rëndësishme por mbi të gjitha morali, që do ti shërbejë skuadrës për të përballuar me suksese ndeshjet e ardhëshëme, duke filluar qysh në ndeshjen e kesaj jave, në transfertën e vështirë të Peshkopisë, ndaj Korabit vendas.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

