Për llogaritë e javës së 19-të të kampionatit të kategorisë së dytë, Ilira do të jetë mysafir në Koplik ku do të ndeshet ndaj Velecikut vendas.
Pavarësisht pozicionimit në vendin e shtatë në rënditje me 19 pikë, fushëkrujasit do të luftojnë deri javën e fundit për t’ju shmangur vendeve të fundit.
“Çdo ndeshje do të ketë vlerësim maksimal, e tillë do të jetë dhe ndeshja e sotme përballë Velecikut. Skuadra është përgaditur maksimalisht për arritur rezultatin pozitv, të kënaqur jemi dhe barazimin.” shprehet për Kruja.info, trajneri Fatmir Sala. Ndërkohë skuadra në ndeshjen e sotme do të jetë e plotë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

