Fatmir Sala.
Për llogaritë e javës së dytë, të kampionatit të kategorisë së dytë (në fakt për nga rënditja e kampionateve, i takon të jetë kategoria e tretë), skuadra e Ilirisë së Fushë-Krujës, do të jetë mysafir në qytetin e Librazhdit, përballë do të ketë Sopotin vendas, një nga pretendetët për tu rikthyer sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë.
Fakti që skuadra vendase librazhdjote, vjen pas fitores së arritur, 0-2, në transfertë ndaj Gramshit, e bën ndeshjen shumë të vështirë. Por trajneri, pavarësisht këtij fakti, numri një i pankinës së Ilirisë, Fatmir Sala, është optimist se skuadra e tij do të udhëtoj drejt Librazhdit, për rezultat pozitiv.
“Kemi bërë përgaditjet e duhura. E rëndësishme është se skuadra gëzon një gjendje shumë të mirë dhe jam optimist se pavarësisht se kemi një kundërshtarë të vështirë do të shkojmë për rezuttat pozitiv”,- shprehet mes të tjerash për “Kruja.info” trajneri njohur, duke lënë të nënkuptoj se dhe barazimi do të jetë rezultat i duhur. Ndeshjet e kesaj kategorie do të luhen në orën 14:00.
Formacioni i mundëshëm:
Loci, Kallaku, Guni, Masha, Xeka, Noka, Kamara, Hamza, Limanaj, Allamani, Nusufi
Trajner: Fatmir Sala
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

