Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Sport
  • Trajneri i Kastriotit pyetet për stadiumin e Krujës, Çela: Nuk e di kur mund të jetë gati

Trajneri i Kastriotit pyetet për stadiumin e Krujës, Çela: Nuk e di kur mund të jetë gati

Nderim Goci 3 vjet ago 2 min read

Trajneri i Kastriotit Emiljano Çela.

Kastrioti u ndal në barazim në Durrës përballë Erzenit në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Pas sfidës, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, u shpreh se priste më shumë nga linja sulmuese e skuadrës, por sërish mendoi se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

“Nëse do të flisnim para ndeshjes, patjetër me barazimin do të ishim të kënaqur. Por siç shkoi ndeshja, që kaluam të parët në avantazh… Dolëm nga mënyra jonë e lojës, sepse kaluam shumë shpejtë në avantazh. I lamë shumë hapësira kundërshtarit. Ekipi kundërshtar, qoftë edhe me meritë, krijoi qarkullim. Te ai gol kishim punuar gjatë gjithë kohës, duhet të ishim më të kujdesshëm. Kam dhe unë pakënaqësi. Po mund të ndodhë që janë këto ndeshjet që nuk paraqitesh mirë, por edhe mund ta fitosh. Edhe ekipi pati raste. I përgëzoj sepse kanë bërë një lojë të mirë. mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Përveç kundërshtarëve, ai gol që na doli aq shpejtë, nga njëra anë më mirë dhe nga njëra anë më keq, lojtarët u tërhoqën më post. Menduam shpejt për ta mbrojtur. Duhet të bënim më rezistencë. Duhet të kishim kontrollin e topit. Në shumë momente ishin më të nxituar. Kemi çuna të rinj. Nuk kemi ekip me zëvendësime të parëndësishme. Shyqyr që u shty ndeshja me Kukësin, sepse nuk e di si do t’ia bënim. Si ne dhe Erzeni ishim të lodhur. Nëse e vini re, pas golit të barazimit, nuk u prodhua më lojë, sepse të dy ekipet u lodhën. Më ndikon sepse nuk kemi zëvendësime të rëndësishme. Të jepnim freski, të jepnim modul tjetër loje.

Patjetër që prisja më shumë. Sidomos në minutat e para, nëse e vutë re, e patëm ne kontrollin e lojës. Prisja më shumë te qarkullimi sidomos në linjat e qendrës. Ndoshta dhe nga ndeshja e një jave më parë, nuk ishim gati t’i përballonim të dyja fazat e lojës. Kruja është një qytet që e do shumë futbollin dhe ekipi do të kishte më shumë mbështetje. Mundohemi shumë ta krijojmë ne emocionin e lojtarëve. Zakonisht stadiumet që ne luajmë janë bosh. Nëse ekipi luan përballë publikut të tij ka më shumë agresivitet. Stadiumi i Krujës? Nuk e di kur mund të jetë gati” u shpreh Çela për “Oversport” pas takimit.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Emiljano Çela Erzeni Kastrioti

Continue Reading

Previous: Erzeni-Kastrioti; Sfida mes rivalëve historik, ndahen me barazim
Next: Kushi shpreh mirënjohje për mësuesen nga Kruja

Të tjera

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë
1 min read

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë

Sala: Meritonim më tepër
1 min read

Sala: Meritonim më tepër

Sala:  Ta mbyllim me fitore
1 min read

Sala:  Ta mbyllim me fitore

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech