
Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala.
Të shtunën, skuadra e Ilirisë ishte mysafir në Tropojë, ku u ndesh me Valbonën vendase. Humbja me rezultatin 3-1, nuk ka lënë shije të mirë drejtuesve të skuadrës fushëkrujase.
Duke folur për Kruja.Info, numri një i pankinës së Ilirisë pohon se skuadra tregoi dy pamje të ndryshme, një pjesë të parë mjaft të mirë dhe me qartësi taktike ndërsa një e dytë jo në nivelin e duhur.
“Zhvilluam një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë skuadra ishte shumë qartë taktisht, jo vetëm që barazoi por ju afruam disa herë portës me raste të pastra për shënim. Ndërsa një e dytë jo në nivelin e së parës. Skuadra nuk kishte forcën e duhur goditëse”, shprehet mes të tjerash trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala.
Ndërkohë skuadra ka nisur përgaditjet për ndeshjen e rradhës kundër Gramshit, që sipas trajnerit fushëkrujas, do të vlerësohet maksiamalisht dhe cdo ndeshje do të konsderohet finale.
Të martën, futbollistët morën dhe pagat e prapambetura dhe kjo është një motiv plus për të dhënë maksimumin në ndeshjen e rradhës kundër Gramshit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."