Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala.
Në pamje të parë, pika e marrë në transfertë ndaj Murlanit, rivali më i afërt fushë krujasve, duket pozitive, por trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, mendon se me lojën që zhvilloi skuadra e tij meritonte të merrte pikë të plota.
“Megjithë mungesat që kisha në formacionin bazë, skuadra ka zhviluar një ndeshje mjaftë mirë duke krijuar disa raste të pastra për shënim”, shprehet për “Kruja.info”, numri një i Ilirisë, Fatmir Sala. Ndërkohë ditën e djeshme skuadra është rikthyer seancave stërvitore, për tu përgaditur për ndeshjen e fundjavës, ndaj Shënkollit, një rivale e fushë krujasve.
Marrja tri pikëve ndaj Shënkollit është e vetmja alternativë, për të synuar vendet e larta të rënditjes. Përforcimet e fundit në merkaton e dimrit, shton shumë shanset që fushë krujasit të marrë fitoren e parë për këtë vit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

