Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare ka marrë vendim drastik, për skuadrën e Tërbunit të Pukës, që konkuronte në kategorinë e parë.
Federata vendosi përjashtimin nga kampionati për shkak të anomalive të ndodhur në ndeshjen e fundit ndaj Turbinës në stadiumin Ismail Xhemali të këtij qyteti.
Ende nuk dihet nëse klubi pukjan do të apelojë vendimin në komisionin e apelit pranë këtij institucioni.
Për mëse tre javë skuadrën pukjane e drejtoi trajneri krutanë, Ramazan Ndreu.
Gjatë tre javëve trajneri krutan, mundi të marrë një fitore, një barazim dhe një humbje.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

