Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Krujë
  • Të ardhurat nga fasoneria shënuan rekord të ri në vitin 2022

Të ardhurat nga fasoneria shënuan rekord të ri në vitin 2022

Xhesjon Zogu 2 vjet ago 3 min read

Të ardhurat nga ekonomisë shqiptare nga aktivitetet e fasonerisë arritën një rekord të ri vitin e kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të ardhura neto nga shërbimet e punës me porosi për subjektet e huaja vitin e kaluar arritën në 625 milionë euro, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Krahasuar me vitin 2021, të ardhurat nga ky sektor i ekonomisë janë rritur me pothuajse 25%. Në terma neto, fasoneria është kontribuuesi i tretë më i rëndësishëm në bilancin e llogarisë korrente të vendit, pas turizmit dhe remitancave.

Këto burime kanë një rëndësi të madhe për pozicionin e jashtëm të ekonomisë shqiptare, sepse mundësojnë ngushtimin e deficitit të madh në tregtinë e mallrave. Rritja e çmimeve gjatë vitit të kaluar vlerësohet se ka pasur një ndikim të konsiderueshëm edhe në rritjen e eksportit të shërbimeve të fasonerisë. Fasoneria në Shqipëri ka qenë historikisht e përqendruar në sektorin e veshjeve dhe këpucëve, ku prej dekadash prodhuesit e mëdhenj të vendeve të zhvilluara e kanë zhvendosur prodhimin në ekonomi më të varfra, ku kosto e krahut të punës është më e lirë.

Por, në dekadën e fundit prodhimi me porosi është shtrirë edhe në sektorë të tjerë të industrisë ushqimore apo pjesëve të këmbimit për automjetet dhe produkte të tjera industriale. Në veçanti, për aktivitet e industrisë automotive, që kishin një përqendrim të rëndësishëm në Ukrainë dhe Rusi, konflikti në lindje ka shtuar perspektivat e rritjes për vendet si Shqipëria. Krahu i lirë i punës ka qenë baza kryesore e mbështetjes së eksporteve shqiptare pas rënies së komunizmit, por ky avantazh konkurrues në vitet e fundit po përballet me sfida gjithnjë e më të mëdha.

Kërkesa në rritje për forcë pune nga vendet e Europës Perëndimore ka nxitur një valë të re emigracioni nga vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë. Largimi i njerëzve po e bën gjithnjë e më të vështirë sigurimin e forcës së nevojshme të punës dhe po i detyron bizneset të rrisin pagat. Nëse deri para dy dekadash mendohej se rritja e pagave do të vinte si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe ngushtimit të hendekut me Bashkimin Europian, në fakt rritja e viteve të fundit është më shumë rezultat i tërthortë i tendencave demografike dhe konkurrencës për forcë pune nga ekonomitë më të zhvilluara të BE-së.

Në kushte të tilla, rritja e pagave mund të bëhet një rrezik për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht të degëve të fasonerisë, që karakterizohen nga një produktivitet i ulët i punës. Ekspertët mendojnë se ndërmarrjet shqiptare për dekada me radhë janë mbështetur shumë te krahu i lirë i punës dhe nuk kanë investuar shumë në teknologji dhe procese që do të ndihmonin në rritjen e produktivitetit. Edhe për këtë arsye, mungesa e forcës së punës dhe rritja e pagave po bëhen një problem gjithnjë e më shqetësues për këtë sektor.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e monitor.al

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Fasoneri

Continue Reading

Previous: Ndahet nga jeta dr. Haki Cerhozi, zhvilloi shërbimin pediatrik në rrethin e Krujës
Next: I FUNDIT/ Aksident në segmentin rrugor Tapizë-Fushë Krujë

Të tjera

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin
1 min read

Goditi me makinë 62-vjeçarin në Krujë, Policia arreston 23-vjeçarin

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf
1 min read

Berisha vizitë në Krujë; I dhurojnë një buf

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet
2 min read

Gentian Hilla, ish-shefi i Policisë që don të bëhet deputet

Moti

Qershor 2025
H M M E P S D
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech