Foto ilustruese. Pamjet arkivë
Sot zhvillohen tri ndeshje të javës së shtatë të kampionatit të superligës.
Të trija takimet që do të startojnë duke filluar nga ora 15 : 00, me ndeshjet Erzeni – Egnatja, Laci – Tirana dhe 16:45, në stadiumin Loro Borici të Shkodrës, Vllaznia – Partizani, parashikohen interesante dhe me luftë të fortë sportive.
Padyshim që vëmendja është përqëndruar te ndeshja që do të luhet në Shkodër. Aktualisht të kuqtë janë në krye të rënditjes me 12 pikë, dy pikë më shumë se kuqeblutë, që rënditen në vendin e pestë me dhjetë pikë.
Renditja e Superligës është mjaft interesante, për vetë faktin se diferenca me pikë ndaj njëra tjetrës është shumë e ngjeshur. Nga vendi i parë që mbahet nga Partizani e deri në gjashtë që mbahet nga Egnatia është 2 pikë.
Me shumë interes pritet dhe takimi që do te zhvillohet në Lac, mes vëndasve të Laci dhe Tiranës. Vëndasit janë në kërkim të fitores së parë në kampionat, ndërsa bardheblutë kërkokjnë të ruajnë aromën e fitores e disa ditëve më parë në derbin e kryeqytetit, ndaj Partizanit.
Në Niko Dovana, Erzeni kërkon t’ ju rikthehet rezultateve pozitive dhe pse përballë ka një skuadër të fortë sic është Egnatia. Takimet e javës së shtatë do të mbyllen nesër me dy ndeshje.
Në Kamëz, Kastrioti do të presë Teutën dhe në Kukës Arena, vëndasit do të presin Bylisin.
Kalendari java e shtatë
Sot
Erzeni – Egnatia ( ora 15: 00)
Laci – Tirana ( ora 15:00)
Vllaznia – Partizani ( ora 16:45)
Nesër
Kastrioti – Teuta (ora 15:00)
Kukësi – Bylis ( ora 15:00)
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

