Enkeleida Hoxha. Foto arkivë.
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish gjyqin ndaj ish-gjyqtares, Enkelejda Hoxha. Shkak është bërë mungesa e prokurorit të çështjes i cili siç u bë me dije, mungonte për arsye shëndetësore.
Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit 2021 bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

