DURRËS- Ditën e sotme Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit (IKMT), shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit.
20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator u deshën për të shembur një pallat të dëmtuar nga tërmeti nr.122 në lagjen nr. 18 në Durrës, ndërsa shpërthimi ka shkaktua edhe dëme te bizneset pranë.
Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit. Shpërthimi u krye rreth orës 14:00 ndërsa të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë ishin paralajmëruar të largoheshin nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të merrnin masa për të shmangur dëmet.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."