TIRANË – Ditën e djeshme Këshilli i Ministrave, ka vendosur të bëjë disa shkarkime dhe emërime të reja në pozicione qeverisëse.
Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Hantin Bonati është emëruar zëvendës ministër në ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Ndërsa me propozimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, është shkarkuar nga posti i prefektit të Kukësit Zenel Kuçana, duke u emëruar prefekti i ri Ali Hallaçi.
Më poshtë, vendimet përkatëse:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
- Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

