 
                KRUJË– “Pa zë”, është një shfaqje teatrale e regjisores Klaudia Piroli e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në Pallatin e Kulturës “Ibrahim Bërdaku”.
Shfaqja bazohet mbi dramën me titull origjinal “Mouthpiece”, të shkruar nga Amy Nostbakken and Norah Sadava në 2015. Në shfaqje, dy aktore luajnë të njëjtin rol, atë të Kasandrës.
Këto 2 role do ti luajnë Enisa Hysa dhe Vlera Pylla, dhe hyrja do të jetë e lirë.
Sinopsi:
Nëpërmjet një mesazhi Kasandra, shkrimtare, mëson se nëna e saj ka ndërruar jetë. Diçka i bëhet pengesë të shkruajë fjalimin e lamtumirës dhe të organizojë ceremoninë. Eksplorimi i pengesave të Kasandrës bëhet subjekt i kësaj shfaqje, e cila në qendër ka krizën ekzistenciale feministe në marrëdhënie me nënen e saj.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        