TIRANË– Pas rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, ditën e mërkurë (07.03.2022) është thirrur protestë.
Aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tha se të mërkurën në orën 17:00 do të jetë përballë kryeministrisë.
Lapaj tha se pas rritjes së çmimit të energjisë në tetor, tani u rrit edhe nafta dhe produktet e tjera.
Avokati ngre pyetjen se si mundet që për 4 ditë ditë të rritet çmimi në të gjitha pikat e karburanteve në mënyrë të kodinuar.
Lapaj bën thirrje që njerzit të marrin pjesë dhe të bashkohen në këtë protestë.
Postimi i plotë:
Në Tetor 2021 reaguam për çmimin e energjisë elektrike, ushqimeve dhe karburanteve…
Çmimi energjisë nuk u rrit. Për 3 muaj me kolegë të mirë punuam dhe propozuam një VKM për mbrojtjen e shtresave në nevojë për furnizimin me energji elektrike. Propozimi është duke u shqyrtuar në Këshill të Ministrave. Do e ndjekim deri sa të realizohet.
Në Tetor 2021 ende nuk perceptohej mirë rritja e çmimeve, por ka një dualizëm të pandashëm mes rrijes së çmimit të energjisë/karburanteve me rritjen e çmimit të çdo produkti. Tani besoj të gjithë janë dëshmitarë se çmimet e çdo produkti janë rritur mbi 25-30% në vetëm 5 muaj. Rrogat janë ato që ishin.
Thonë se po rriten nga lufta në Ukrainë. Në fakt lufta i luhat çmimet, por i luhat kudo jo vetëm në një vend. Nëse kudo çmimi naftës rritet me 5-10% e në Shqipëri në 4 ditë rritet me 25% atëhere ky është abuzim.
Si mund të rritet çmimi 4 ditë rresht? Pse të gjithë pikat bëjnë furnizim nga Gjiri Persik çdo ditë?!
Si mund të rritet çmimi nga të gjitha pikat e shitjes brenda 1 dite? Të gjithave u erdhi furnizimi i ri në të njëjtën ditë?
Nuk e di për të tjerët. Unë do dal për vete dhe vajzën time që është nën moshë. Babait tim po i’a mban xhepi le mos të dalë.
Ditën e mërkurë ora 17.00 do jem përballë Kryeministrisë.
P.s mos u habisni të merren me mua sërish. Sa herë u dhëmb fillojnë nga balta. Po unë prapë do dal. Uroj të gjej aty mijëra!
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

