
KRUJË– Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak pas mesnatës së sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës dhe 34-vjeçarja Rudina Haka, duke e çuar ne 5 numrin e viktimave.
Ajo nuk mundi t’ju mbijetoje plagëve te marra ne disa pjese te trupit. Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën.
Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç. Edhe 34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Ajo ndodhej në makinën e Artan Alushit dhe ishte ulur në vendin e parë te makina tip ‘Golf’, ku mbetën të vdekur tre personat e tjerë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."