KRUJË- Programi EU4Culture i Bashkimit Europian ka vendosur që të restaurojë Muzeun Etnografik të Krujës, një tjetër sit të trashgimisë kulturore.
◈ Muzeu ka nevojë për disa ndërhyrje si në ndriçim, survejim, mbrojtje nga zjarri, etj.
◈ Ekspozimi aktual i artifakteve do të përmirësohet në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kuratorin dhe drejtorin e Muzeut.
◈ Dyshemeja, çatia, tavani, të gjitha dyert dhe dritaret do të riparohen aty ku është e nevojshme.
◈ Mobiljet dhe pikturat murale të shekullit të XVIII do të pastrohen dhe forcohen.
Programi EU4Culture njofton se punimet do të nisin së shpejti dhe do të ndërmerren me kujdes maksimal.
Shihni në fotot më poshtë se si do të duket muzeu në disa prej ambienteve të tij.


"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

