
Foto ilustruese. Pamjet arkivë.
DURRËS- Një aksident ka ndodhur rreth orës 11:15, në lagjen nr. 13 Durrës, sipër urës së Dajlanit.
Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."