Fatmir Sala.
Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, në prononcimin e dhënë për Kruja.info, pohon se humbja e pësuar në ndeshjen ndaj Vorës, me rezultatin e thellë 4-0, ka ardhur nga mungesat e shumta që kishte në skuadër.
“Kishim disa mungesa të rëndësishme në skuadër. Kjo ndikoi dhe në paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje. Nuk duhet harruar se Vora është skuadër jo vetëm që vjen nga kategoria e parë por në gjirin e sajë ka futbollstë cilësor dhe me eksperiencë.”, shprehet trajneri i njohur Sala.
Ndërkohë që skuadra ka vijuar pushimet, për tu rikthyer seancave stërvitore javën e ardhshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

