Foto ilustruese. Pamjet arkivë
Të shtunën pasdite, skuadra e Kastriotit ishte mysafire në Rrogozhinë, ku në kuadr të javës së gjashtë u ndesh ndaj Egnatias vëndase, një rivale e drejtpërdrejt, për qëndrimin në kmpionatin e më të mirëve.
Barazimi pa gola, fiksoi barazimin e parë në 11 ballafaqimet mes tyre. Duke ju referuar statistikave, krutanët kanë mundur të fitojnë 6 ndeshje, kundrejt 4 të rrogozhinasve. Duke qenë se dueli i djeshëm ishte mes rivalëve, në pamje të parë të krijohet mendimi se barazimi ishte i drejtë, por ajo c’ka u pa në fushën e lojës, krutanët meritonin ta fitonin ndeshjen, c’ka do ti jepte jo vetëm qetësi por dhe një pozicon më komod në rënditje.
Jo vetëm me volum loje por dhe me rastet e krijuara për shënim, janë treguesit më të qartë për superioritetin e formacionit krutan. Trajneri Cela, i Kastriotit, përvec vlerësimit të lojës së skuadrës së tij, pranon se sulmi është reparti, ku duhet përmisuar menjëheë në mënyrë që ndeshja e javës së ardhëshme, ndaj Teutës në Kamës, ta gjejë skuadrën sa më të përgaditur.
Vlerësim maksimal, për lojën e skuadrës krutane, e dha pas përfundimn e ndeshjes, gazetari dhe komentatori i njohur nga qyteti i Kavajës, Fatmir Efica, i cili jo vetëm vlerësoi lojën e skuadrës krutane, por shtoi se Kastrioti, meritonte të merrte tre pikët e plota.
“Pashë një skuadër të organizuar mirë. Skuadra e Kastriotit, zhvilloi një ndeshje nga më të mirat, e cil me rastetet e krjuara, meritonte të merrte pikët e plota” shprehet gazetari kavajas. Në bazë të kalendarit për javën e shtatë, Kastrioti, në cilësinë e skuadrës vëndase, do të presë në Kamëz, Teutën e Durrësit, një duel që pritet me shumë interes në rradhët e të dy skuadrave.
Java e gjashtë e kampionatit të superligës, do të mbyllet me ndeshjen derbi të kryeqytetit, mes Partizanit – Tiranës që do të zhvillohet në “Air Albania”, në orën 19:00.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

