Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Sport
  • Pezullimi i ndeshjes për shkak të kërcënimit të arbitrave, FSHF cakton datën e ndeshjes midis Kastriotit dhe Bylysit

Pezullimi i ndeshjes për shkak të kërcënimit të arbitrave, FSHF cakton datën e ndeshjes midis Kastriotit dhe Bylysit

Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi pak ditë më parë ndeshjen midis Kastriotit dhe Bylisit e cila ishte planifikuar për t’u luajtur në stadiumin “Kamza” më datë 9 prill.
Kruja.info 3 vjet ago 2 min read

TIRANË– Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi pak ditë më parë ndeshjen midis Kastriotit dhe Bylisit e cila ishte planifikuar për t’u luajtur në stadiumin “Kamza” më datë 9 prill.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Ndeshja sipas FSHF u pezullua pas kërcënimit që iu është bërë arbitrave të ndeshjes të cilët nuk kanë pranuar që të marrin përsipër organizimin.

Ditën e sotme FSHF ka vendosur që kjo ndeshje të luhet me datë 19, këtë herë në Elbasan Arena. Gjithashtu, FSHF bën të ditur se Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

Deklarata e plotë

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis, e vlefshme për javën e 28-të të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu zhvilluar më datë 9 prill 2023, do të zhvillohet të mërkurën e datës 19 prill në stadiumin Elbasan Arena duke filluar nga ora 15:00.

FSHF është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur me zyrtarët e ndeshjes. Hetimet janë duke vazhduar dhe në të njëjtën kohë presim që gjithҫka të sqarohet sa më parë në mënyrë që gara të vazhdojë normalisht deri në fund.

Klubi Kastrioti do t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se Policia e Shtetit nuk merr përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin “Kamza”.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Bylysi FSHF Kastrioti

Continue Reading

Previous: Zgjedhjet e 14 majit, zbulohen sloganet e dy kandidatëve për Kryetar Bashkie në Krujë
Next: Zbulohen dy sera me kanabis në Krujë, Policia shpall në kërkim babë e bir

Të tjera

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë
1 min read

Iliria e Fushë-Krujës merr trofeun, ngjitet në Kategorinë e Parë

Sala: Meritonim më tepër
1 min read

Sala: Meritonim më tepër

Sala:  Ta mbyllim me fitore
1 min read

Sala:  Ta mbyllim me fitore

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech