Dy ditë më parë, ish portieri i Dianmos dhe atij kombëtar, Ilir Luarasi, mbushi pesë vite që është largur nga kjo jetë.
Emri i Ilir Luarasit rradhitet mes portiereve me të famshëm të vendit tonë. Për shumë vite me rradhë ai mbrojti me dinjitet portën e skuadrës së Dinamos, duke lënë jo vetëm gjurmë, por duke u kthyer në ikonë të skuadrës dinamovite.
Kontributi i tij është i spikattur dhe në aktivizimin me skuadrën kombëtare. I pa harruar do të mbetet për sportdashësit krutanë, pasi rreth viteve 90′ ishte i pari trajner që ngjiti për herë të parë, skuadrën e Kastriotit në kampionatin e kategorisë së parë ( sot Superliga).
Në drejtimin e skuadrës krutane, ku ai drejtoi për dy vite me rradhë jo vetëm që la gjurmë në drejtimin e skuadrës por hodhi themelet e ndërtimit e një skuadreje profesoniste. Ndeshja e parë e skuadrës krutane nën drejtimin e tij në kampionatin e kategorisë së parë, zhvilluar në fushën e vjetër, mposhti me rezultat të pastër, 2-0, Flamurtarin e lavdishëm në ato vite dhe më pas, po në fushën tonë, u ndesh ndaj 17 Nëntori ( sot Tirana) dhe ndeshja përfundoi me barazim, 0-0.
Ashtu si Flamurtari dhe, bardheblutë udhëtonin drejt Krujës me emrat më të spikatur, që më parë kanë qenë pjesë të skuadrës përfaqsueses kuqezi. Ky shkrim përvec se homazh le të shërbeji dhe si falenderim emrit të Ilir Luarasit për kontributin e tij në zhvillimin e sportit krutanë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

