KRUJË– Ka përfunduar sondazhi i Kruja.info, i hapur në fillim të nisjes së fushatës, për të parë se kush do të fitojë Bashkinë e Krujës më 14 maj.
Sipas votave të qytetarëve, më 14 maj, Bashkinë e Krujës e fiton kandidati i Partisë Socialiste, Artur Bushi.
Pjesë e sondazhit janë bërë 364 qytetarë, ku 73% e tyre kanë votuar kandidatin Artur Bushi dhe 27% e tyre kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

