Foto Ilustruese
DURRËS- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në një dyqan në lagjen nr. 13, Durrës.
Policia njofton se zjarri ka rënë në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

