
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë një komunikimi me shtypin pas disa vendimeve të marra nga qeveria, është ndalur edhe tek legalizimi i kanabisit.
Rama u shpreh se legalizimi i tij është një instrument që shumë po e përdorim për fuqizim ekonomie. Unë kam qenë skeptik pohoi Rama, “por në këndvështrimin tim ne nuk mund të presim më, është një vendimmarrje që na duhet më shumë se bindja jonë”.
“Kultivimi i kanabis për qëllime mjekësore pa e legalizuar, është një instrument që shumë po e përdorim për fuqizim ekonomie, por ka njerëz në Shqipëri thonë se nuk ka ardhur ende koha, një ndër to kam qënë dhe unë, por në këndvështrimin tim ne nuk mund të presim më, është një vendimmarrje që na duhet më shumë se bindja jonë.”- u shpreh Rama për gazetarët.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."