Kreu i PD në Krujë, Xhevahir Bilja.
KRUJË– Baza e Partisë Demokratike në Krujë ka propozuar një emër tjetër për primaret në këtë Bashki, po edhe ky ka refuzuar.
Xhevahir Bilja, kreu aktual i PD në Krujë, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar propozimin për të kandiduar në primaret e kësaj partie.
Ai ka bërë të ditur se pas plotësimit të formularit, është tërhequr për të garantuar integritetin e garës dhe propozimeve për çdo kandidat.
Pak ditë më parë, u propozua edhe gazetari Aulon Kalaja por edhe ka refuzuar, ndërkohë që deri më tani vetëm Agron Loka ka pranuar të garojë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

