Mbledhja e strukturave të PD në Durrës më 23.7.2022.
DURRËS– Ditën e premte, grupi i PD-së për reformën territoriale, thirri në Durrës një takim konsultues për bashkitë e këtij qarku.
Sabah Sheta, sëbashku me deputeten Merita Bakiu, hodhën idenë e krijimit të dy bashkive në qarkun e Krujës, pra, Bashkia Krujë dhe Bashkia Fushë-Krujë.
Sipas tyre Bashkia Krujë duhet të ketë nën juridiksion, Njësitë Administrative, Krujë, Thumanë dhe Malësi, pjesa tjetër të jetë në Bashkinë Fushë-Krujë.
Për të arritur këtë, Sheta ka kërkuar që ligjvënësit e PD-së në parlament, duhet të kërkojnë ngritjen e një grupi pune të gjerë, ku të përfshihen përfaqësues politikë nga gjithë subjektet e zonës tonë, ekspertë të territorit, biznesit, arsimit, sigurisë etj.
Deputetja Bakiu dhe Sheta, në fjalën e tyre u përqendruam në idenë se “Reforma Territoriale Administrative është reforma më e rëndësishme në këto 32 vite tranzicion përsa i përket zhvillimit të të gjithë Shqipërisë, por objekti i diskutimit në këtë rast mbetet Kruja dhe njësitë administrative të zonës tonë”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

