
Foto nga vendi i ngjarjes.
KRUJË– Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premtje në Milot, ku ka mbetur i vdekur një person dhe plagosur rëndë edhe një tjetër.
Si pasojë e atentatit ka ndërruar jetë në spital Klisman Preçi 28-vjeç, ndërsa Ylli Ibrahimi, 46-vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Ndërkaq, Preçi dhe Ibrahimi janë emra të njohur për policinë. Ata kanë rënë pre e atentateve edhe në të kaluarën. Konkretisht Ylli Brahimi, i ka shpëtuar një atentati në vitin 2021, ndërsa Klisman Preçi ka shpëtuar plumbave në maj të këtij viti.
Ndërkohë, në fshatin Gramëz të Krujës është gjetur duke u djegur një makinë tip “Audi”, e cili dyshohet të jetë i autorëve. Gjithashtu, brenda makinës është gjetur edhe një armë.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."