Janë zhvilluar sot pasdite tre ndeshjet e para të javës së shtatë të kampionatit të “Abisent Superiores”.
Pa mohuar aspak dy ndeshjet e tjera, sfida që u zhvillua në stadiumin Loro Borici, mes vëndasve të Vllaznisë – Partizanit, konsoderohej ndeshja më e rë ndesishme e kësaj jave.
Jo vetëm ballafaqimet e tyre ndër vite, por dhe afërsia e tyre në rënditjen aktuale, e bënte sfidën shumë interesante. Pas një pjese të parë të dominuar nga skuadra vëndase, ku erdhi dhe goli i parë dhe i vetëm i skuadrës shkodrane, me antë Hoxhaj në të 33′, e dyta foli për skuadrën e kuqe, e cila diti jo vetëm të komandoi ndeshjen por dhe të bëjë përmbysjen e madhe, duke shënuar dy herë, me antë Da Silvas në të 66′ dhe dibranit, Xh, Skuka në minutat e fundit të ndeshjes (86′).
Ndryshimet taktiket bëra nga italiani Kolela, rezultuan efikase, duke sjelllë dhe ndryshimin në rezultatin e ndeshjes. Pas kësaj fitorje, skuadra e Partizanit komandon e vetme rëndtjen me 15 pikë, e ndjekur nga Tiranna me tre pikë më pak 12. Të kuqtë do të presin në kryeqytet, Kastriotin e Krujës. Barazim dramatik, u regjistrua në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ” Selman Stërmasi“, të kryeqytetit. Pas fitores së arritur në ndeshjen derbi ndaj Partizanit, baradheblutë konsideroheshin favortitë absolutë ndaj baradhezinjëve.
Megjithë volumin e krijuar nga skuadra vëndase, e shoqëruar me raste të pastra për shënim, miqtë nga Laci, janë ato që befasojnë. Mazrekaj në 22′, shënon nga afër për skuadrën e tij. Pa kaluar asnjë 1 minut, vëndasit, me anë të Xhixhës, barazon shifrat. Por seria e golave nuk ndalet këtu, Xhixha sërisht shënon për skuadrën e tij dhe me rzultatin 2-1, mbyllet pjesa e parë. Pjesa e dytë e ndeshjes rezervon dhe tre gola të tjerë.
Fillimisht janë lacianët me antë të polakut Borisyuk, shënon nga pika e bardhë e penalltisë . vëndasit nuk pajtohen me rezultain e ndeshhjes, falë presionit të ushtruar, Xhixha, koleksionon dhe një gol tjetër dhe të tretin personal për këtë ndeshje, duke kaluar provizorisht skuadrën e tij në avantazh.
Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, Mazrekaj, ka mendur të gzoj fansat lacianë, duke barazuar shifrat në 3-3. Trajneri lacian, Dejan Vukicevic u shpreh entuziast për barazimin e arritur, Në thelb, ai nënvizoi se barazimi i arritur në ndeshjen e sotme, do ta na shërbejë moralisht në ndeshjet e ardëshëme.
Tashmë ka ardhur koha të shihni Lacin e vërtetë. Sfida tjetër në e zhvilluar në stadimunin “NIko Dovana“, të qyttit të Durrësit,mes Erzenit – Egnatias, megjithë rastet për shënim nga të dy skuadarat, u mbyll me rrjeta të pa prekura. Me barazimin e arritur, më të kënaqur janë miqtë nga Rrogozhna., të cilët morën një pikë me vlerë në transfertën e vështirë të Durrësit.
Nesër në orën 15:00, zhvillohen dhe dy sfidat e fundit. Në Kamzëz, Kastrioti – Teuta dhe në Kukës, vendasit do të presin Bylisin
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

