TIRANË– Ka nisur që në orët e para të mëngjesit, aksioni për prishjen e banesave në zonën e “5 majit” në Tiranë.
Banorët kanë protestuar dhe janë konfrontuar me forcat e Policisë, duke refuzuar që të largohen, ndërsa është paralajmëruar që të shemben 12 banesa.
Pavarësisht rezistencës së banorëve, fadromat e IMT-së, kanë ndërhyrë dhe po kryejnë procesin e shembjes së shtëpive.
Ndërsa disa banorë janë shoqëruar nga policia dhe policia ka shpërndarë gaz lotsjellës, për të shpërndarë protestuesit.
Lista e pronarëve të pronave që pritet t’u shëmbet shtëpia sot nga njësia nr.4 dhe njësia nr.8
Arben Deda shtëpi+ tokë të legalizuar
Geg Nikolli shtëpi + tokë të legalizuar
Simon Nikolli shtëpi+ tokë të legalizuar
Eduart Nikolli shtëpi + tokë të legalizuar
Fehmi Suti vetem shtëpinë e legalizuar
Preng Kodra vetëm shtepinë e legalizuar
Gjin Nikolli shtepinë e legalizuar, tokën jo
Vlash Marku në proces legalizimi
Bekim Cerri proces legalizimi
Laureta Nikolli ndërtim pa leje
Genc Gjini në proces legalizimi
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

