
KURBIN– 2 persona kanë mbetur të plagosur me armë mëngjesin e sotëm në Mamurras pas një konflikti.
Policia njofton se rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :A.S., 39-vjeç, banues në Durrës, G.D , 40-vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.
Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: A.D., 19-vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50-vjeç, banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."