
Spitali i Krujës. Foto arkivë
TIRANË- 79 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Për fat të mirë nuk ka asnjë humbhe hete.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (19 Mars 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,145
Testime totale 1,767,043
Raste pozitive 273,040
Raste të shëruara 268,939
Raste Aktive 614
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269
Fier 103
Vlorë 73
Kukës 35
Elbasan 29
Gjirokastër 26
Shkodër 17
Korçë 17
Lezhë 13
Durrës 13
Berat 13
Dibër 6
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."