
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
TROPOJË– 2 persona humbën jetën këtë të shtunë rreth orës 11:55 në Tropojë si pasojë e shembjes së një galerie kromi.
Mësohet se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.
Trupat e pajetë të dy minatorëve janë nxjerrë nga galeria e shembur në 1000 metra thellësi, pas disa orësh kërkimesh nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Minatorët që humbën jetën janë 41-vjeçari Adil Dautaj, banues në Tropojë dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj nga Kepeneku. Zhutaj ishte baba i 3 fëmijëve, ndërsa Dauti ka 2 fëmijë.
Galeria e shembur e kromit në Tropojë është në pronësi të kompanisë ‘Vëllazëria minerals Albania’me pronar Marian Dedën. Kjo kompania është regjistruar në 2012 dhe ka si objekt pune çfarëdolloj veprimtarie ne fushën e aktivitetin te mineraleve, që nga eksplorimi, shfrytëzimi, shpimi i minierave dhe punimin e mineraleve.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."