KRUJË– Zamira Loci, shërben si edukatore në shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës, një objekt arsimor i rindërtuar tërësisht nga e para falë Programit “EU4Schools” .
Loci shprehet se ata zhvillonin mësim në një objekt tjetër arsimor, por me rindërtimin e shkollës, fëmijët tanë ndihen shumë komodë dhe të plotësuar në këto mjedise bashkohore.
“Si pasojë e shkatërrimit nga tërmeti, na u desh që procesin mësimor ta zhvillonim në ambientet e një objekti tjetër arsimor. Me nisjen vitit shkollor 2021-2022, ne filluam mësimin në ambientin tonë të ri, realizuar falë një projekti të mahnitshëm. Sot, fëmijët tanë ndihen shumë komodë dhe të plotësuar në këto mjedise bashkohore. Prindërit na e konfirmojnë në mënyrë të vazhdueshme këtë fakt dhe na kanë dhënë mbështetjen e tyre maksimale. Fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe mua më vjen shumë mirë që mjediset e reja dhe të sigurta po i nxisin ata të vijnë rregullisht në kopsht, ngaqë nuk mungon asgjë çfarë mund t’i duhet një ambienti mësimor dhe argëtues”, – shprehet Loci.
Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Sherif Dervishi” në Budull, Krujë, është një prej institucioneve arsimore pjesë e Programit”EU4Schools”.









"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

