 
                TIRANË– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka folur mbrëmjen e djeshme për satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, duke thënë se do të jenë multifunksional.
Peleshi tha në një intervistë për “Euronews Albania” se ata do t’i shërbejnë ministrisë së Mbrojtjes për të parë parcelat e kanabisit, ministrisë së Bujqësisë për të monitoruar tokat bujqësore dhe gjithashtu për të pasur imazhe të qarta në rast emergjencash civile.
Ai tha se satelitët u pritën me meme, por nuk është diçka e madhe, as nga emri, as nga buxheti.
Sipas ministrit të Mbrojtjes po punohet për të përcaktuar strukturën që do menaxhojë satelitët. Deri tani kanë në dispozicion një bazë të mirë të përpunimit të imazhit.
“Bëhet fjalë për një shërbim të imazheve satelitore që i merr në mënyrë periodike dhe të porositura”, sqaroi Peleshi.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."


 Kruja.info
                    Kruja.info                 
         
        