
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
Nga Hasan Bello
KRUJË– Një nga objektet e kultit më të vjetra në Shqipëri e shpallur monument kulture që para Luftës së Dytë Botërore ishte dhe xhamia Fatih, në Kalanë e Krujës.
Por në vitet 50 u shkatërrua brenda disa orëve nga autoritet lokale (me propozim nga poshtë dhe me urdhër nga lart).
Pas disa ditëve kryetarin e Komunitetit Mysliman e thërret Enver Hoxha dhe, i “habitur”, e pyeti:
-A e di se kanë shembur xhaminë e kalasë së Krujës? Pse nuk me njoftove për prishjen e kesaj xhamie, monument kulture?
-Atë e prishën brenda disa orëve autoritet lokale. Kur e morëm vesh, shkuam urgjentisht, dhe na thanë se kemi urdhër nga lart!
-Asnjë urdhër nuk ka pasur. Herë tjetër, sapo të marrësh vesh ndonjë veprim, që nuk duket i drejtë, të më njoftosh.
-Kam menduar se ata, nuk mund të vepronin pa dijeninë e qendrës!
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."