Është ndarë me barazim, ndeshja e dytë e javës së gjashtë të superligës, mes Teutës dhe Vllaznisë.
Një ndeshje pa histori me pak raste për shënim, për të dyja skuadrat. Për durrsakët, barazimi i sotëm, konsiderohet hap fals, pasi në këto gjashtë javë, djemtë e detit, nuk kanë shijuar ende fitoren e parë.
Pas këtij barazimi skuadra durrsake, pozionohet ne vend të tetë me katër pikë, ndërsa ajo shkodrane në vend të katër me dhjetë pikë.
Me zhvillimin e ndeshjeve të tjera, rënditja mund të pësoj ndryshime.
Në ditën e nesërme, në program janë dy ndeshje: Egnatia – Kastrioti ( ora 15:0) Laci – Kukesi ( ora 15:00).
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

