Zv.trajneri i Kastriotit, Bekim Kuli.
Skuadra e Kastriotit, është rikthyer për tu përgaditur për ndeshjen e rradhës kundër Kukësit që do të zhvillohet këtë fundjavë në Kamëz.
Fitorja e arritur në fazën e parë, është e vetmja për skuadrën krutane që ka arritur në transfertë. Performanca mjaft e mirë, bërë në dy ndeshjet e fundit ka rritur dukshëm optimizmin në rradhët e skuadrës krutane.
Duke folur për “Kruja.Info“, zv.trajneri i krutanëve, Bekim Kuli, i bën një anaizë skuadrës së tij. Mes të tjerash do të shprehej se “Skuadra është në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar ndeshje mjaft të mira. Fitorja ndaj ballshiotëve u pasua dhe me barazimin e arritur ndaj shijakasve. Në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit, ishim pranë fitores, por nga pakujdesia e sulmuesve tanë, shifrat mbeten të barabarta deri në fund të ndeshjes. E rëndesishme është se skuadra prodhon lojë dhe ajo shoqërohet dhe rezulattate pozitive.”
Në vijim të prononcimit të tij, ish futbollisti i njohur kavajas, analizon dhe kampionatin, sipas tij nuk më skuadra të mëdha apo të vogla.
“Kampionati nga java në javë po bëhet interesant. Nuk ka më skuadra të mëdha apo të vogla. Mjaftojmë të shohim Erzenin e Shijakut, që në këtë sezon futbollstik është debutuese dhe aktualisht është në katër më të mira të kampionatit. Cdo ndeshja kërkon vëmnedje dhe cdo ndeshje duhet të konsiderohet finale në vete.” shprehet mes të tjerash kavajasi Kuli, që në karriren e tij si futbollist ka provuar të veshë bluzet e disa skuadrave me emër në futbollin shqiptar.
Ndeshja ndaj Kukësit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Kamëz, është një tjetër betejë e vështirë për djemtë e Celës.
“Ndeshjen ndaj Kukësit e parashikoj të fortë. Kam besim se skuadra do të dij të përsërisë rezultatin e fazës së parë. Ne e kemi treguar veten se dhe me skuadra të elitës kemi marrë rezultate pozitive. Shpresojm se një gjë të tillë ta bëjmë realtet këtë fundjavë.” mbyll komentin e tij, zëvendës trjaneri krutan.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

