Skip to content
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
  • Home
  • Turizëm
  • Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë më i vizituari gjatë këtij 9 mujori

Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë më i vizituari gjatë këtij 9 mujori

Kruja.info 3 vjet ago 3 min read

Muzeut Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

Turizmi i cili gjatë këtij viti arriti të tejkalonte edhe shifrat e periudhës para pandemisë duket se ka shënuar një rikthim të turistëve edhe në muze, kala apo parqe arkeologjikë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Kulturës, tregojnë se gjatë muajit shtator 2022 vihet re rritje prej 58% të numrit të vizitorëve në çdo institucion kulture krahasuar me të njëjtin muaj të 2021. Ndërsa rritja për periudhën 9 mujore është 73% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 202.

Por cilat janë objektet kulturore më të preferuarat nga turistët për t’u vizatuar. Sa i takon muzeve në gjithë vendin për 9 mujorin rekordin e mban Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë me 57.6 mijë vizitorë teksa në vend të dytë është Muzeu Historik i Tiranës. I treti në renditje për nga numri i vizitorëve është ai Ikonografik Onufri në Berat. Më pas vjen Muzeu “Shtëpia me gjethe”.

Në total nga janari në shtator muzetë në gjithë vendin i kanë vizituar 206 mijë vizitorë me një rritje më shumë se 1.2 herë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sa i takon vizitave në kala në vend gjatë 9 mujorit, rekordin e mban Kalaja e Gjirokastrës që ka mirëpritur gati 115 mijë turistë në vendin e dytë është Amfiteatri dhe të tretë Kalaja e Porto Palermos me 12.6 mijë vizitorë.

Në total kalatë i kanë vizituar 150 mijë qytetarë me një rritje 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lidhur me vizitorët në Parqet Arkeologjike në vendin e parë qëndron ai i Shkodrës që ka në përbërje të tij Kalanë e Rozafës, Kapitanerinë e Kalasë dhe Kishën-Xhami. Parku ka një sipërfaqe prej 70 hektarësh.

Numri i vizitorëve si 9 mujor në këtë park është rreth 82 mijë. Parku Kombëtar i Butrintit vjen i dyti për nga numri i vizitorëve me mbi 70 mijë ndërkohë që ai i Apolonisë i treti me 44 mijë.

Në total në Parqet Arkeologjike në gjithë vendin si 9 mujor kanë qenë 207 mijë vizitorë me një rritje 78 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vizitat më të larta në muze, kala e parqe arkeologjike ishin të pritshme në kushtet e një rimëkëmbjeje të plotë të sektorit të turizmit. Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën janar-shtator në vend hynë gjithsej 6.4 milionë shtetas të huaj. Kjo shifër është 32% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 18% më shumë se janar-shtatori i 2019-s, që mbante deri tani rekordin si viti më i mire turistik, që më pas u ndërpre nga pandemia.

Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29% në raport me 9 mujorin e 2019-s.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e monitor.al

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Muzeu Gjergj Kastrioti

Continue Reading

Previous: 21-vjeçari me origjinë nga Kruja qëllon bashkëshorten me armë dhe më pas vret veten
Next: Post-ndeshje| Sulmuesi i Kastriotit: Ndaj Kukësit na mungoi fati

Të tjera

Muzeu në Krujë mbushet me vizitorë vendas dhe të huaj
2 min read

Muzeu në Krujë mbushet me vizitorë vendas dhe të huaj

Pas 3 vitesh mungesë, rikthehen turistët japonezë në Krujë
1 min read

Pas 3 vitesh mungesë, rikthehen turistët japonezë në Krujë

Bonusi Rijezëtimit dhe Artizanatit, Margariti sjell 2 paketa ndihme për krutanët
1 min read

Bonusi Rijezëtimit dhe Artizanatit, Margariti sjell 2 paketa ndihme për krutanët

Moti

Tetor 2025
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
« Pri    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Kontakt
  • Privacy Policy
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech